Dyshohet se u helmuan nga uji, shkon në 90 numri i personave të shtruar në spitalin e Bulqizës!

Aktualitet

Dyshohet se u helmuan nga uji, shkon në 90 numri i personave të

Gazetari i Top Channel Dëfrim Karaj bën me dije se deri më tani numri i pacientë ka shkuar në 90, nga 50 që ishte deri mbrëmjen e djeshme.

Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit, por jo vetëm, por  edhe virozat.

Top Channel mëson se ka pasur përpjekje për të fshehur këtë ngjarje ku rrezikohet jeta e banorëve nga cilësia e ujit të pijshëm në Bulqizë. Megjithatë pritet të konfirmohet arsyeja e helmimit përmes analizave përfundimtare.

Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës.

Edhe në janar të 2021, u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën e Shupenzës.

Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. E mesa duket ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit kanë munguar për të zgjidhur këtë problematikë. Policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion