U largua nga vendi dhe braktisi 2 fëmijët e mitur, e pëson 34-vjeçarja në Skrapar

Aktualitet

U largua nga vendi dhe braktisi 2 fëmijët e mitur, e pëson

Një 34-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë teksa është nën hetim nga policia.

Sipas komunikatës bashkëshorti i 34-vjeçares ka kryer një kallëzim pranë policisë, pasi bashkëshortja e tij shtetasia J. R., është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur.

Materialet kanë kaluar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion