Propozimi i kandidaturave për President, mazhoranca propozon një datë të re

Aktualitet

Propozimi i kandidaturave për President, mazhoranca propozon një

Mazhoranca ka propozuar një tjetër datë për dorëzimin e kandidaturave për President.

Ka qenë deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, e cila në Konferencën e Kryetarëve ka propozuar që më 15 maj të bëhet dorëzimi i kandidaturave.

“Propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj ora 17:00 me disa detyra që duhen kryer paraprakisht.

Njëra nga këto është përcaktimi i datës për dorëzimin e kandidaturave nga të paktën 20 deputetë. Propozoj të jetë data 15 maj ora 16:00 pasdite në protokollin e Kuvendit.

Gjithashtu në 16 maj duhet komisioni i Ligjeve të mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat e dorëzuara.

E do duhet po konferenca e kryetarëve të caktojë orën e mbledhjes së komisionit për cështjen ligjore. Propozoj që të mbahet në 16 maj ora 10:00”, ka thënë Bushka.

ME TE LEXUARAT