Prodhim dhe shitje të narkotikëve, Endi Braçaj dënohet me 5 vite burg

Aktualitet

Prodhim dhe shitje të narkotikëve, Endi Braçaj dënohet me

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 29.01.2024, ka
paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: gjykimin në themel të çështjes penale Nr.53 Regj.
Them., në ngarkim të të pandehurit Endi Braçaj, akuzuar për veprat penale “Prodhimit dhe shitjes
së narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/1, 333/a/2 dhe 334/1 të
Kodit Penal.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit,
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Paulin Çera, Marçela Shehu, Gentian Marku, me vendimin Nr. 34, datë
22.05.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimit
dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në bazë të
kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal.
3. Në aplikim të nenit 406 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi
Braçaj, i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim.
4. Vuajta e dënimit i fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së
sigurimit “arrest në burg”, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësorë të formës së prerë.
5. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore mbeten në
ngarkim të të pandehurit në pjesën që i takon.
6. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion