Pësoi arrest kardiak teksa drejtonte furgonin e Ministrisë së Shëndetësisë, humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Aktualitet

Pësoi arrest kardiak teksa drejtonte furgonin e Ministrisë së

Një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Milot.  Fillimisht ai ka pësuar arrest kardiak teksa ishte në timon ndërsa më pas furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë që drejtonte ka dalë nga rruga dhe si pasojë ai ka vdekur.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion