Bëri kërdinë me vjedhje në Lushnjë, arrestohet 34-vjeçari

Aktualitet

Bëri kërdinë me vjedhje në Lushnjë, arrestohet

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 34-vjeçari i cili akuzohet për vjedhje, ndërsa rezulton po ashtu i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia ra në gjurmët e tij bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve për vjedhje të kryera ditët e fundit. Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, ky shtetas ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.

Sakaq, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion