Procesi i ndërtimeve/ Rama: T’i jepet fund paligjshmërisë, ndërtimet sipas rregullave!

Aktualitet

Procesi i ndërtimeve/ Rama: T’i jepet fund paligjshmërisë,

Kryeministri i Edi Rama, i shoqëruar edhe nga dy ministrat e kabinetit të tij, Albana Kociu dhe Besfort Lamallari prezantoi sot masat e reja të marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaptuesit.

Ai tha se për çdo ndërtim, procesi duhet të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuar.

“T’i jepet fund ndërhyrjeve të paligjshme në territorin e Shqipërisë. Kjo krijon kushtet për procesin e ndërtimit, për ndërtimet pa leje dhe me leje, që rëndomtë bëhen shkak, deri edhe për situata të vështira, për njerëzit që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe hasin pengesa, deri në pamundësinë për të regjistruar pronën e tyre.

Deformimet në procesin e ndërtimit duhet të marrin fund. Për çdo ndërtim, procesi të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuar”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT