Probleme me energjinë elektrike në Borsh, pushuesit në errësirë në kulmin e sezonit turistik

Aktualitet

Probleme me energjinë elektrike në Borsh, pushuesit në

Në kulmin e sezonit turistik veror, Borshi po përballet me ndërprerje të zgjatura të energjisë elektrike, duke krijuar shqetësim tek banorët dhe pushuesit.

Sipas raportimeve nga terreni, energjia është ndërprerë që nga ora 22:00 e mbrëmjes së kaluar dhe rikthehet vetëm për pak çaste me ndërprerje të vazhdueshme.

Autoritetet kanë sqaruar se problemi është shkaktuar nga rënia e një përforcuesi dhe ngarkesa e lartë në rrjetin elektrik në zonën e Qeparosë, që ka ndikuar në furnizimin e gjithë vijës bregdetare.

Pushuesit shprehin pakënaqësi të madhe, ndërsa operatorët turistikë paralajmërojnë se situata mund të dëmtojë seriozisht imazhin e zonës dhe përvojën e vizitorëve, në një moment kyç për ekonominë lokale.

ME TE LEXUARAT