Vjen momenti i shumëpritur, Ledri Vula i dhuron një puthje Xhensila Myrtezajt në skenë

Showbiz

Vjen momenti i shumëpritur, Ledri Vula i dhuron një puthje Xhensila

Ledri Vula ishte një nga emrat më të përfolur në festivalin e organizuar nga ylli botëror Dua Lipa, ku përveç performancës së tij energjike, dy momente të veçanta morën vëmendjen maksimale të publikut dhe mediave.

Fillimisht, reperi shqiptar publikoi pas eventit një foto me vetë Dua Lipën, duke e shoqëruar me një mesazh të ndjerë: “Faleminderit që je shqiptare”. Momenti i takimit të tyre u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, duke u komentuar si një ndër pikat kulmore të natës.

Por vëmendjen më të madhe e mori një tjetër skenë. Para se të ngjitej në skenë, Ledri u pa duke i dhuruar një puthje në dorë këngëtares Xhensila Myrtezaj, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjete dhe një valë komentesh nga fansat.

Vjen momenti i shumëpritur, Ledri Vula i dhuron një puthje Xhensila

Ky veprim i afërt dhe i papritur ka nxitur spekulime për një raport më të ngushtë mes tyre, duke shtuar kuriozitetin për atë çfarë fshihet pas kësaj afrimiteti.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre për këtë moment, por ajo që është e sigurt është se ky festival nuk do të harrohet lehtë.

ME TE LEXUARAT