"Priten reshje në Shkodër e Lezhë", Ministria e Mborjtjes nxjerr njoftimin për motin

Ministria e Mbrojtjes publikoi nje njoftim ne lidhje me motin ne ditet ne vazhdim duke bere me dije se ne disa qytete pritet te kete reshje shiu.
Njoftimi:
Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence.
View this post on Instagram
Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje.


