I doli emri në "Sky Ecc", zbulohet pse u thirr në SPAK deputeti Isuf Cela
Deputeti demokrat, Isuf Çela, është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçmepër gati 90 minuta.
Ende nuk dihen arsyet se përse deputeti demokrat i qarkut të Kukësit është thirrur në SPAK, ndersa pas daljes nga godina rreth orës 11:30, Cela nuk bëri asnjë koment për mediat.
"Nuk kam asnjë koment", i tha ai gazetarëve, duke refuzuar te pergjigjet apo te jape shpjegime ne lidhje me pyetjevet e drejtuara.
Sipas report tv, emri i deputetit është përmendur tek bisedat e përgjuara të "Sky ECC" në lidhje me një çështje si i afërmi i një eksperti IT që kishte refuzuar të ndërhynte në një short elektronik gjyqësor.
E njejta media, pretendohn se bëhet fjalë për dosjen "Toyota Yaris", por SPAK nuk ka dhënë konfirmim zyrtar nëse Çela u mor në pyetje për këtë dhe nëse ka sqaruar pozicionin e tij në çështje.
Deputeti tjetër i thirrur në SPAK këtë të martë ishte edhe Isuf Cela. Deputeti demokrat i qarkut të Kukësit jo zyrtarisht mësohet të ketë dhënë shpjegime për disa biseda të Sky ECC ku përmendet emri i tij si i njohuri i një zyrtari IT në Gjykatë ne Tiranës.
Në bisedat mes komponentëve të krimit , zyrtari i gjykatës do të ndërhynte në hedhjen e shortit për gjyqtarë të caktuar përsa i përket dosjes së “Toyota yaris”, citon rtsh.
Pak ditë më parë Isuf Çela, së bashku me 22 deputetë të tjerë, u kallëzuan në Prokurorinë e Posaçme nga Policia më 1 Tetor, për djegien e karrigeve në shkallët e Kuvendit një javë më parë.
Ai është përjashtuar me 40 ditë nga Komisioni i Etikës në Kuvend, bashkë me deputetët e tjerë, ku u dhanë më 2 Tetor masa të ndryshme disiplinore.