Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Nuk e kam shkelur marrëveshjen e Prespës

Aktualitet

Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Nuk e kam shkelur

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gortnana Silianovska thotë se nuk e ka shkelur në asnjë moment marrëveshjen e Prespës, madje bën fajtore Greqinë.

Duke folur për gazetarët, Silianovska pohoi se nuk e kishte shkelur marrëveshjen në betimin e saj më 12 maj. Sipas saj, teksti i betimit që e ka nënshkruar mban emrin kushtetues të shtetit, që është Republika e Maqedonisë së Veriut.

“E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës. Nuk shoh se kam shkelur Marrëveshjen e Prespës. Përveç kësaj, vetë Marrëveshja e Prespës thotë qartë se dokumentet dhe komunikimet do të përdorin emrin e marrë nga Marrëveshja e Prespës, kështu që unë nuk e shoh këtë si shkelje këtu. Unë as nuk e kam grisur garancinë statutore, as nuk kam thënë që nuk do ta respektoj Kushtetutën dhe as nuk kam thënë se do të denoncoj Marrëveshjen e Prespës. Një tjetër gjë është se unë e kritikova Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procesit të miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes së saj me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por, ky është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj”, tha Gordana Silianovska.

E pyetur nëse sjellja e saj mund të ndikojë në integrimin evropian të vendit, Gordana Silianovska tha se kjo pyetje duhet bërë nga pala greke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion