Presidenti koreano-jugor nuk dorëhiqet, kërkon falje për shpalljen e gjendjes së luftës
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka kërkuar falje, por nuk ka dhënë dorëheqje lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës.
“Kjo deklaratë emergjente e gjendjes ushtarake buroi nga dëshpërimi im si pala përgjegjëse për çështjet shtetërore, Më vjen thellësisht keq dhe sinqerisht u kërkoj falje qytetarëve që duhet të jenë tronditur shumë”, tha Presidenti.
Sapo ka nisur seanca për shkarkimin e presidentit, deputetet e partisë së tij janë larguar përpara votimit të mocionit të mosbesimit.
Kjo do të thotë se nuk ka 200 anëtarë që kërkohen për ta miratuar atë.
Ndërsa deputetët e opozitës kanë hedhur votën e tyre, kryeparlamentari Woo Won-shik i Partisë Demokratike ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar anëtarëve të partisë Pushteti Popullor në pushtet që u larguan më herët të kthehen.
“Republika e Koresë është një demokraci që është bërë nga gjaku dhe lotët e njerëzve. A nuk keni frikë të gjykoheni nga historia, nga njerëzit dhe nga bota? Merrni pjesë në votim, kështu e mbrono demokracinë tonë”, tha ai.
Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur jashtë Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut duke kërkuar largimin e Yoon.