Arrestohet në Cërrik 39 vjeçari shqiptar, i përfshirë në laborator droge në Kosovë
Engjëllush Ibrahimi është 39 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës si i dyshuari kryesor i përfshirë në një laborator droge të zbuluar në 27 shtator ku janë sekuestruar 1 ton kanabis.
Ibrahimi është arrestuar gjatë ditës së sotme në Cërrik ku dhe banon teksa Gjykata e Pejës i ka caktuar masën e “arrest me burg”. Mbi të rëndojnë akuzat e “Kultivim i bimëve të hashashit”dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Engjëllush Ibrahimi, 39 vjeç, banues në Cërrik.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bashkëpunëtorë të 39 vjeçari janë dhe 4 perosna të tjerë banues në Shqipëri ku dy prej tyre janë të shpallur në kërkim.
Grupi i drogës së Pejës
Engjëllush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan - I arrestuar
Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë - I arrestuar
Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh - Në kërkim
Albano Saliu, i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar - I arrestuar
Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar - Në kërkim