U përplaset nga autobusi, humb jetën në vend fëmija 4-vjeçar
Një ngjarje tragjike ndodhi në Tipton, ku një djalë 4-vjeçar u godit dhe humbi jetën nga një autobus në rrugën High Street, rreth orës 16:55 më 6 dhjetor.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje, por, megjithë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën, djali humbi jetën nga plagët e tij të rënda. Shoferi i autobusit qëndroi në vendngjarje dhe po ndihmon policinë në hetimet që po zhvillohen.
Zona përreth rrugës Owen Street u mbyll për disa orë, ndërkohë që autoritetet po kryenin hetimet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia e West Midlands ka nisur një apel për dëshmitarë, duke kërkuar veçanërisht pamje nga kamerat e bordit të makinave (dashcam) që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Ata po u bëjnë thirrje atyre që kanë qenë në zonë dhe nuk janë dëgjuar ende nga oficerët, të kontaktojnë.