Portal për të denigruar drejtuesit e Policisë, Kushtrim Selimi ende në kërkim

Aktualitet

Portal për të denigruar drejtuesit e Policisë, Kushtrim Selimi

Dy punonjësit e AMP, Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak të skandalit me portalin që denigronte drejtuesit e policisë.

Dy punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes së bashku me gazetarin Ervis Hasanaga kishin hapur një portal ku shpërndanin lajme të rreme.

Në pranga ra Omeri së bashku me Hasanagën, ndërsa Kushtrim Selimi është ende në kërkim.

I penduar në polici pas arrestimit. Ai ka pranuar se ishte i vetëdijshëm për punën që po bënte, por i duheshin paratë.

“Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion