Policia zbardh sherrin në Tiranë: 4 persona u konfliktuan pranë një lokali, njëri prej tyre qëlloi me armë

Blutë e Tiranës kanë zbardhur incidentin që shkaktoi panik në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku të shtëna me armë u dëgjuan.
Sipas burimeve zyrtare, në rrugën "Naim Frashëri", në afërsi të një lokali 4 persona janë përfshirë në sherr.
Njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 29.03.2021, në rrugën "Naim Frashëri", në afërsi të një lokali aty pranë, si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.


