Humbi jetën mes zjarrit, qeveria jep 1 milion lekë ndihmë për familjen e Arjan Salës
Lajmifundit
/
29 March 2021, 20:21
Aktualitet

Qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milion lekësh familjes së 33-vjeçarit Arjan Sala, që humbi tragjikisht jetën, pasi shpëtoi 25 persona nga zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë.

Vendimi i qeverisë vjen në ditën kur qeveria e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”, ndërsa te familja e tij ishte sot edhe kryeministri Edi Rama.
Siç sqarohet në vendimin e qeverisë, ndihma financiare e akorduar për familjen e të ndjerit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.


