Panik në Tiranë, të shtëna me armë zjarri pranë "21 Dhjetorit"
Lajmifundit
/
29 March 2021, 20:14
Aktualitet

Të shtëna me armë ka pasur mbrëmjen e së hënës pranë zonës së “21 Dhjetorit.” Mësohet se persona të lënduar nuk ka.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali, por fillimisht nuk raportohet për të plagosur.
Bëhet fjalë për një konflikt fizik mes dy personave. Më pas një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa personi që ka qëlluar nuk është identifikuar ende.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

