Policia “skanon” rrugët e Dibrës, mbi 1800 gjoba vetëm në korrik, 8 shoferë në ndjekje penale! Parkimi i gabuar…

Aktualitet

Policia “skanon” rrugët e Dibrës, mbi 1800 gjoba

Parkimi dhe ndalimi i automjeteve në kundërshtim me sinjalistikën rrugore mbetet shkelja më e përhapur në Dibër. Vetëm gjatë periudhës 1-26 korrik, Policia Rrugore ka vendosur 1586 masa administrative për këtë shkelje, në kuadër të 1858 gjobave të vendosura gjithsej.

Përveç tyre, gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 140 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë, 45 për parakalime të gabuara, 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 11 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 7 për qarkullim me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin, 5 për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 53 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Sipas Policisë, gjatë të njëjtës periudhë janë proceduar penalisht edhe 8 drejtues mjetesh për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Kontrollet janë zhvilluar me dronë, radarë dhe mjete inteligjente monitorimi dhe do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

ME TE LEXUARAT