Policia reagon për vdekjen e gardistit që qëlloi veten në Tiranë, cfarë thanë të afërmit në polici
Policia njoftoi zyrtarisht vdekjen e gardistit Henri Haxhiraj i cili qelloi veten me armen e sherbimit diten e sotme ne Tirane.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Klan tv raporton se në polici, familjarët e tij janë shprehur se 37-vjeçari vuante nga depresioni.
Megjithatë do të jenë hetimet e Policisë së Tiranës që pritet të zbardhin shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë.
Haxhiaj mësohet se ishte i punësuar pranë Gardës së Republikës prej disa vitesh