Vjedhja 2 milionë dollarëshe, grabitet furgoni me 172 ora 'Rolex'
Policia e Osakës në Japoni ka arrestuar dy persona që dyshohet se kanë vjedhur një furgon të kompanisë së njohur të prodhimit të orave, Rolex, që kishte brenda 172 të tilla me vlerë 1.87 milionë dollarë.
Në fakt, sipas njoftimeve zyrtare, njëri nga dy autorët është anëtar i mafias së njohur japoneze, Yakuza.
Konkretisht bëhet fjalë për një 52-vjeçar, i cili punon për Yamaguchi-gumi, një sindikatë e njohur ndërkombëtarisht e krimit të organizuar që përfiton nga zhvatja, lojërat e fatit, prostitucioni, trafiku i armëve dhe trafiku i drogës dhe ka rreth 3500 anëtarë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në raportin e policisë thuhet se 52-vjeçari, së bashku me një bashkëpunëtor, arriti të vidhte furgonin me 172 orë Rolex në një rrugë në Osaka mëngjesin e 21 majit.
Automjeti ishte rrugës për t'i dorëzuar orët një distributori të Rolex nga një qendër shpërndarjeje në Osaka, por u vodh brenda vetëm tre minutave dhe shoferi e braktisi nën kërcënimin e armëve.a2