Qëlloi veten me plumb në kokë, ndërron jetë vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj

Aktualitet

Qëlloi veten me plumb në kokë, ndërron jetë vëllai

Një tragjedi ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet, ku Henri Haxhiraj, 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës dhe vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, ka ndërruar jetë pas një akti ekstrem. Henri qëlloi veten me armë zjarri në banesën e tij në zonën e Qytetit të Studentit, duke i shkaktuar vetes një plagë fatale në kokë. Predha përshkoi kafkën, duke bërë që ai të humbiste jetën pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë mjekësore.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe iu dha ndihma e specializuar, 37-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt tragjik.

Henri Haxhiraj nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet, pasi më herët, në janar të vitit 2022, ai ishte përfshirë në një hetim të policisë lidhur me një grup të dyshuar për falsifikimin e dokumenteve të identifikimit. Në atë kohë, ai së bashku me të tjerë përfitonin shuma të mëdha parash nga aktivitetet e tyre të paligjshme.

Ngjarja ka tronditur familjen Haxhiraj dhe veçanërisht motrën e tij, Sheila Haxhiraj, e cila është një emër i njohur në muzikën shqiptare. Miqtë dhe të afërmit e familjes janë mbledhur për të përkrahur Sheilën në këtë moment të vështirë dhe për të nderuar kujtimin e të ndjerit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion