Policia reagim zyrtar mbi tragjedinë në Shkodër! Çfarë ndodhi me 3-vjeçarin në 24 orët e fundit të jetës!

Aktualitet

Policia reagim zyrtar mbi tragjedinë në Shkodër!

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit në Shkodër. Mësohet se i mituri së bashku me motrën e tij 7 vjeç janë dërguar në spital nga prindërit, me simptoma të gripit.

Por sipas policisë, pas mjekimit të miturit kanë shfaqur simptoma më të rënda një ditë më vonë dhe kur janë paraqitur në spital 3 vjeçari humbi jetën pavarësisht ndihmës mjekësore. 7-vjeçarja ndodhet në gjendje kritike për jetën.

"Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT