Emri i tij në dosjen e Veliajt/ Drejtori i Spitalit Amerikan thirret në SPAK!

Aktualitet

Emri i tij në dosjen e Veliajt/ Drejtori i Spitalit Amerikan thirret

Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan dhe aktor kryesor në disa kompani të fuqishme në sektorin shëndetësor, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë brenda zyrave të prokurorëve.

Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e thirrjes në SPAK, Allajbeu është përfolur për lidhje me dy nga dosjet më të nxehta të sektorit të shëndetësisë, ato të koncesionit të laboratorëve dhe dializës, ndërkohë që emri i tij ka dalë edhe në dosjen e Erion Veliajt.

Gjatë hetimit, prokurorët e kanë pyetur kryetarin e bashkisë së Tiranës edhe për udhëtimin e tij me shtetasin Klodian Allajbeu në drejtim të Kinës. Por Veliaj është shprehur se nuk e mban mend dhe i duhet të verifikojë se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim. Disa ditë më parë, Allajbeu ishte fotografuar me emisarin e presidentit amerikan, Richard Grenell, por kjo duket se nuk e ka ndihmuar të shmangë thirrjen në SPAK.

Allajbeu, i cilësuar si "okatpodi" i shëndetësisë është denoncuar në mënyrë të vazhdueshme për vjedhjen e parave publike me ndihmën e titullarëve të shëndetësisë ndër vite. Megjithëse denoncimet kanë qenë të shumta, ai ende nuk është hetuar për skemat e pastrimit të parave dhe manipulimit të tenderave./ joq

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion