Policia nuk toleron shoferët “rebelë”, pezullohen 15 leje drejtimi, 27 gjoba dhe 2 të arrestuar

Policia rrugore ka zhvilluar një tjetër “operacion” për të parandaluar aksidentet, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit. Nga puna në rrugën interurbane Tiranë- Durrës- Tiranë, policia ka bërë të mundur ndëshimin e shumë shoferëve rebelë, duke filluar nga shpejtësia deri tek drejtimi në gjendje të dehur.
“Në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 128 km/h deri në 166 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar. Janë vendosur 16 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Monitorimi ka vijuar dhe në rrugët e brendshme të qytetit me drager , ku si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 0.96 mg/l. Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .
Si dhe janë vendosur 9 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë , alkooltestues , dronë, kamera e aparatë fotografik”, njofton policia.


