Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja moti për ditën e sotme
Lajmifundit
/
13 September 2021, 08:00
Aktualitet

Moti në vendin tonë ditën e sotme do paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas MeteoAlb, ky mot do të nisë që në orët e para, në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore, përgjatë kufirit lindor.
Në këtë zonë, vranësirat do jenë më të shpeshta, ndërsa ky mot do zgjasë deri në mëngjesin e nesërm.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do ulen në mëngjes, pa ndryshuar gjatë gjithë ditës, me një luhatje 12°C deri në 31°C. Era do fryjë me shpejtësi 30 km/h nga veri- perëndimi, duke krijuar 2 ballë dallgëzim.


