Rama mbledh sot Kuvendin, pritet prezantimi i qeverisë së re

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do mbledhë Kuvendin në orën 17:00. Me kryetare Lindita Nikollën, parlamenti sot do prezantohet me programin qeverisës si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar, edhe pse nuk është përfshirë në rend dite.
Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike si edhe do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.
Nga ana tjetër, po sot, një orë para mbledhjes së Kuvendit, PS-ja do të mblidhet deputetët. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 dhe do të drejtohet nga Taulant Balla, i cili gjatë mandatit të tretë të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama, do të vazhdojë të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar, por jo atë të sekretarit të përgjithshëm të PS. Ky post pas 4 vitesh në drejtimin e Ballës, i është besuar Damian Gjiknurit.

Emrat e ministrave të qeverisë 'Rama 3'
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla./shqiptarja


