Policia kontrolle blic në lagjen ku u ekzekutua Everest Çaka, një i shoqëruar

Aktualitet

Policia kontrolle blic në lagjen ku u ekzekutua Everest Çaka,

Policia e Elbasanit raportohet se po ushtron kontrolle në lagjen "Skënderbej" ku u vra Everest Caka.

Burimet bëjnë me dije se është shoqëruar një person, i cili besohet se mund të ketë dijeni mbi ngjarjes.

Everest Caka u vra mbrëmjen e 11 majit në një atentat mafioz në sy të bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur.

Autorët u larguan nga vendngjarja dhe deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar në pranga.

Hetimet për këtë rast janë edhe më komplekse.

Pistat shtrihen nga konfliktet e së shkuarës të viktimës deri tek përplasjet mes bandave për drogën.

ME TE LEXUARAT