Policia arrestoi 5 persona, Bledi Çuçi del me njoftimin e rëndësishëm për ata që ndërtojnë pa leje

Aktualitet

Policia arrestoi 5 persona, Bledi Çuçi del me njoftimin e

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka publikuar së fundmi një njoftim në Facebook. Ai thekson se në 6 ditët e para të operacionit ”Bregdeti ynë” janë shembur 35 objekte pa leje në Ksamil, Sarandë e Velipojë, kurse 10 të tjera i kanë prishur vetë ndërtuesit.

”Fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje” e konsideron Çuçi këtë operacion i cili do të vijojë në gjithë bregdetin shqiptar.

Bashkangjitur këtij operacioni, Policia ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër.

“Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës.

Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet. E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit. IKMT dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit, të cilët kurrsesi nuk do t’i ikin përgjegjësisë për këto ndërtime”- theksoi Çuçi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion