Pogradec/ Rrufeja i merr jetën çobanit 47-vjeçar sëbashku me 20 krerë bagëti
Lajmifundit
/
5 Gusht 2025, 10:57
Aktualitet

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një burrë 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi L. Ç., i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në zonë duke ruajtur bagëtitë. Fatkeqësisht, si pasojë e rrufesë kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.


