Pogradec, 24-vjeçarja gjendet e vetëvarur në banesë
Lajmifundit
/
1 August 2021, 22:13
Aktualitet

Një 24-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj. Sipas policisë, shtetësja me iniciale R.D, është gjetur e vetëvarur në banesë. E reja ishte edhe nënë e një fëmijë të mitur.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


