Britney Spears bën postime të pazakonta në rrjete sociale, fansat të shqetësuar për të

Shfaqja e Britney Spears topless ka shqetësuar miliona fansa të saj në gjithë botën. Këngëtarja me famë botërore i ka publikuar në profilin e saj në "Instagram" këto foto.

Ajo ka ndarë me fansat video të shkurtra ku shfaqet e veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe lart nuk mban asgjë.

39-vjeçarja e ka mbuluar gjoksin me duar, ndërkohë bën veprime të pakuptimta. Deri tani fansat i quajtën pozat e saj si një formë të shprehjes së lirisë, por veprimi i përsëritur i ka vënë të gjithë në dyshime.

Ylli i muzikës i ka vënë fansat në dyshime në lidhje me shëndetin e saj mendor si dhe gjendjen aktuale shpirtërore.
Kujtojmë se për Britney-n ky është një moment shumë delikat, pasi po kërkon që të mos jetë më në kujdestarinë e babait të saj.


