Po sistemonte materiale në banesën e amortizuar të kunatit/ Kolona zë poshtë 64-vjeçarin

Aktualitet

Po sistemonte materiale në banesën e amortizuar të kunatit/
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë të Elbasanit.

64-vjeçarti me iniciale F. F., ka shkuar të sistemojë disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës).

Gjatë kohës që ai po sistemonte materialet është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion