Ura e re e Kukësit/ Rama: Zgjidhje për nyjen e vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit

Politikë

Ura e re e Kukësit/ Rama: Zgjidhje për nyjen e vjetër
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të martë punimet në urën e re të Kukësit.

Rama tha se ndërtimi i kësaj ure është një operacion i madh që zgjidh nyjen e vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.

Ai theksoi se me urën e re shmanget “gryka e shishes” si në sezonin e verës dhe në kohën e ngricave ku rrezikohet të ndodhin shumë aksidente.

“Në Urën e Re të Kukësit, një vepër e madhe publike me kompleksitet të lartë inxhinierik, e cila i jep zgjidhje nyjes së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke shmangur më në fund “grykën e shishes” sidomos në sezonin e verës dhe aksidentet në kohën e ngricave, si edhe duke i dhënë një përmasë spektakolare udhëtimit mbi liqen”, nënvizoi kreu i qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion