Dakordësia për komisionet hetimore/ Reagon Ambasada e SHBA

Politikë

Dakordësia për komisionet hetimore/ Reagon Ambasada e SHBA
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe Gazment Bardhit, për të ngritur dy komisione hetimore.

Ambasada shprehet se është e inkurajuar nga kjo dakordësi, duke theksuar se normaliteti në Kuvend është çështje thelbësore.

Në deklaratë thuhet se deputetët duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thekson ambasada e SHBA-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion