Po kthehej nga puna, ky është polici që humbi jetën në “Rrugën e Kombit”

Personi në foto është Gëzim Lazri, efektivi i policisë në Mirditë i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një aksidenti tragjik te Rruga e Kombit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:20 në aksin rrugor Rrëshen-Rubik dhe në aksident janë përfshirë 2 makina.
Policia njofton se automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me iniciale M.F. është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga punonjësi i policisë. Drejtuesi i “Chevrolet” ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga malazezi.


