Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pranga 2 personave në Tiranë

Aktualitet

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pranga 2 personave në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Sipas policisë, janë prangosur shtetasit E.K 32-vjeç dhe G.K 35-vjeç. Ndërsa ka rënë në pranga edhe një 35-vjeçar, pasi ka aksidentuar një këmbësor, gjendja e të cilit është jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K, 32 vjeç dhe G. K, 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

E. L, 35 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion