Plazhet pa vrojtues, pushuesit të frikësuar për mbytjen në det edhe në Vlorë

Aktualitet

Plazhet pa vrojtues, pushuesit të frikësuar për mbytjen në

Edhe kjo verë e dytë duket se do kalojë kështu me kulla bosh pa vrojtues në bregdetin e Vlorës.

Pushues nga Vlora, të ardhur nga qytete të vendit, por dhe turistë të huaj kanë populluar plazhet por ndihen të rrezikuar pa praninë e vrojtuesve.

Shqetësimi është shtuar pas lajmeve nga Velipoja ku po u mbyt dje një pushues.

Përparim Kamberaj, trajnues i vrojtuesve të plazhit thotë se rojet edhe kur punësohen shpesh i vënë të bëjnë edhe punë të tjera duke mos qëndruar gjithë kohën në kullë.

Por sipas Kamberaj shpesh mungon edhe interesi i të rinjve për të bërë vrojtuesin e plazhit edhe pse administratorë të plazheve në bregdetin jugor kanë oferta të mira si në pagë ashtu dhe në strehim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion