Humbi jetën 5 ditë pasi lindi foshnjën, përcillet për në banesën e fundit 29-vjeçarja në Durrës

Aktualitet

Humbi jetën 5 ditë pasi lindi foshnjën, përcillet për

Sot Ardita Hersi Muça do të mbushte 29 vjeç, po familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën dhe e kanë përcjellë për në banesën e fundit në Shkallnur të Durrësit.

Familjarët e saj kërkojnë drejtësi, ndërsa dyshojnë se mjekja gjinekologe që e ka ndjekur gjatë shtatzënisë dhe me të cilën ka kryer lindjen nuk e ka kryer si duhet detyrën e saj. Ata e akuzojnë atë për neglizhencë dhe pakujdesi.

Familjarët thonë se shkaku i vdekjes së Arditës siç u kanë thënë mjekët në spitalin e Durrësit ka qenë pikërisht tromboza, po Ardita nuk ishte trajtuar gjatë shtatzanisë apo pas lindjes së djalit me hollues gjaku.

Gjithsesi edhe familjarët janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë më shumë dritë mbi vdekjen e 29-vjeçares që la pas dy fëmijë, një vajzë dhe djalin e porsalindur.

Sipas mjekëve, gratë shtatzëna dhe lehona kanë një rrezik të lartë për të bërë tromboza pasi gjaku i tyre mpikset më shumë se normalja dhe kjo është e nevojshme për të ulur mundësinë e gjakderdhjes gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Po kjo tendencë mund të rrisë rrezikun e formimit të mpiksjeve të mëdha të gjakut. Ky rrezik bëhet edhe më i madh në prani të faktorëve të tjerë, të trashëguar ose të fituar, dhe në rast se nuk trajtohen çojnë në tromboza fatale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion