Planifikonte vrasjen e dy vëllezërve, Bujar Germizi transportohet drejt Tiranë nën masa të larta sigurie

Aktualitet

Planifikonte vrasjen e dy vëllezërve, Bujar Germizi transportohet

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin e SPAK, e cila lëshoi 11 urdhër-arreste. Një prej të arrestuarve, është Bujar Gërmizi, i cili akuzohet se po planifikonte me Besmir Mustati vrasjen e dy vëllezërve që banonin në Britaninë e Madhe dhe për shkak të përplasjeve që kishin për çështje droge, i kishte vënë në shënjestër.

Mësohet se Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër persona i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Operacioni është duke vijuar edhe në shtetin e Spanjës.


Mbrëmë u arrestua Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës. Ai ka lidhje krushqie me Matën, pasi djali i tij ka partnere motrën e Matës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ka dyshime dhe për pastrim parash. E përfshirë në këtë grip kriminal dyshohet se është oficerja e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, Jonida Babameton, ndaj të cilës është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

 

ME TE LEXUARAT