Plagosje në Tiranë, shpallet në kërkim autori 45-vjeçar

Aktualitet

Plagosje në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një konflikti me një tjetër person në zonën e “Astirit” në kryeqytet.

Policia bëri me dije se konfliktti ishte për motive të dobëta dhe se ka shpallur në kërkim të dyshuarin 45-vjeçar për krimin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim K. G., 45 vjeç, pasi në Astir, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës në këmbë një 41-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia për rrethanat paraprake të krimit.

Pas sulmit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij nga Komisariati i Kombinatit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion