U aksidentuan me ‘Jet Ski’, zbardhet identiteti i dy turistëve që humbën jetën në Durrës!

Aktualitet

U aksidentuan me ‘Jet Ski’, zbardhet identiteti i dy turistëve

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë e raportuar këtë të diel në Durrës, nuk dy turistë të huaj u konstatuan në mes të detit, një i pajetë dhe një në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar, dy turistët janë me shtetësi angleze, ndërsa ngjarja ka ndodhur teksa bënin manovrime me ‘Jet Ski’ në det. Policia thotë se 34-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit lundrues, duke bërë që të pësojnë dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues ‘Jet Ski’, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit.

Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me ‘Jet Ski’, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT