Plagosje me thikë në Durrës, dy të arrestuar pas konfliktit tek “Mali i Robit”

Aktualitet

Plagosje me thikë në Durrës, dy të arrestuar pas konfliktit

Nje konflikt ka ndodhur ne zonen e Malit te Robit ku dy persona jane arrestuar me akuzen e plagosjes se nje shtetasi.

Burime te policise, thane se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë.

Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me mjet të mprehtë thikë, shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion