"Pronari na kërcënoi me armë për të fshehur provat", lihen në burg dy të arrestuarit për vrasjen në Dhërmi

Aktualitet

"Pronari na kërcënoi me armë për të fshehur

Gjykata ka dhënë masat e arrestit për dy punonjësit e hotelit Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Sipas prokurorise, ata eliminuan sendet personale, teshat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarë Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur, vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe  masën e sigurisë arrest në burg.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës.

Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndonëse në kasafortën e proanrit Gerald Shehu u gjet një gëzhojë plumbi.

I dyshuari per krimin eshte arrestuar ne Korfuz dhe pritet te ekstradohet ne Shqiperi. 

ME TE LEXUARAT