“O më i madhi në vend”, zbardhen përgjimet, si shqiptari siguroi pasaportën false sllovene nga agjencia: Tri ditë t’i vonoj, pa merak

Zbardhet dosja e grupit kriminal që ndihmonte qytetarët të shkonin drejt Britanisë së Madhe, Kanadasë apo Amerikës.
Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, Sh.Gj. ka porositur një pasaportë false tek subjekti privat “Njazi Ademaj” për të shkuar në Irlandë.
Pasi ka siguruar dokumentin, ka marrë përsipër që t’ja dërgojë nëpërmjet agjencisë “Domi” në Spanjë nëpërmjet Rrezart Domit dhe ky i fundit e ka dërguar me shoferin e agjencisë Arsen Caka në Spanjë.
Ndërkohë po ashtu Sh. Gj. ka shkuar në Barcelonë me një nga furgonat e agjencisë dhe ka qëndruar në hotel derisa ka marrë dokumentet e falsifikuara.
Nga këqyrja e aplikacionit WhatsApp, të subjektit
“Njazi Ademaj”, rezulton se në WhatsApp ka komunikime me numrin e regjistruar tek kontaktet me emrin ‘ Germiz’ i cili dyshohet se është Sh. Gj..
Në datën 16.09.2023 ata kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:
[Njazi]: Kur të dush 3 dit t’i vonoj.
[Njazi] Pa merak rri i qet se e ka si për vete
[Germiz] Daxha vetem Greece jo e italiane
[Germiz] Se njifen shumë për keq këto
Këtë pasaporte, subjekti Ademaj e ka dërguar në Spanje nëpërmjet agjencisë “Domi Travel”.
[Njazi]: 1 për të shtunën ësht në Kukës
Në datën 25.09.2023, kane zhvilluar bisedën e mëposhtme:
R26] B (Dyshohet se bëhet fjalë për Bashkim Sulën).
Gjatë udhëtimit pasaportën e ka mbajtur shoferi i kësaj agjencie, subjekti Arsen Caka, të cilit subjekti Ademaj, pasi ka marrë lekët, i shpjegon se duhet t’ ja japë pasaportën false shtetasit Sh. G..
Arseni i ka dërguar një fotografi ku dallohet një pasaporte e dyshuar e falsifikuar sllovene me të dhënat e shtetasit ‘Stanko Likar’ i dtl. 14.02.1996, seksi M, Ljubljana’.
Në datën 02.10.2023, kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:
Njazi: Mimgies o ma i madhi në vend. A ja jap numrin ati qunit, Kam maru pun me leket, Epja atë.


