Plagosja me thikë në Shkodër/ Sot jepet masa e sigurisë për babe e bir të arrestuar

Aktualitet

Plagosja me thikë në Shkodër/ Sot jepet masa e sigurisë

Kanë mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë Arvin Fregjaj, 18 vjeç, dhe Agron Mehmeti, 41 vjeç, babë e bir, të arrestuar në lidhje me plagosjen e 31-vjeçarit Vildan Kepeca.

Ngjarja ndodhi me 16 korrik në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku pas një konflikti mbeti i plagosur Vildan Kepeca.

Po gjatë seancës së sotme pritet të njihet me masën e sigurisë edhe Arben Kepeca, vëllai i të plagosurit, i cili u arrestua pasi u kap në posedim të një arme zjarri.

ME TE LEXUARAT