Plagosja me thikë e 37-vjeçarit në mesnatë, vihet në pranga autori, ishte nën masën “arrest shtëpie”

Aktualitet

Plagosja me thikë e 37-vjeçarit në mesnatë, vihet në

Autori i plagosjes së një 37-vjeçari gjatë mesnatës në Tiranë është vënë në pranga. Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 2, arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.


Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. P., ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion