Dëborë në mars, makinat qarkullojnë me vështirësi në aksin rrugor Bogë-Theth

Aktualitet

Dëborë në mars, makinat qarkullojnë me vështirësi

Edhe pse jemi në mesin e muajit mars, reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor Bogë-Theth, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Aktualisht, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Për shkak të intensitetit të reshjeve, në disa segmente kërkohet përdorimi i zinxhirëve, krahas gomave dimërore. Kjo situatë vjen ndonëse jemi në prag të pranverës, duke sjellë surpriza të motit në zonat malore.


Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të informohen mbi gjendjen e rrugës përpara se të udhëtojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion