Akuzat e Lituanisë: Inteligjenca ushtarake ruse qëndron pas zjarrvënies së IKEA-s në vitin 2024

Bota

Akuzat e Lituanisë: Inteligjenca ushtarake ruse qëndron pas

Një prokuror në Lituani tha këtë mëngjes se Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake të Rusisë qëndron pas një sulmi me zjarr në një dyqan IKEA në vendin baltik vitin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, prokurorët thanë se zjarrvënia, e cila la të djegur një magazinë mobiljesh në Vilnius majin e kaluar, u krye nga dy shtetas ukrainas, njëri prej të cilëve është i mitur.

Ai shtoi se krimi po hetohet si terrorizëm dhe një nga autorët është arrestuar në Poloni, shkruan A2 CNN.

Ai thotë po ashtu se i njëjti grup gjithashtu mbikëqyri zjarrvënien e një qendre tregtare në Poloni vitin e kaluar, e cila çoi në arrestimin e nëntë personave.

Kujtojmë se Rusia është akuzuar për disa akte sabotimi kundër kombeve evropiane që nga viti 2022, duke përfshirë zjarrvënie, sulme kibernetike dhe ndërhyrje në zgjedhje.

Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski akuzoi Rusinë vitin e kaluar për rekrutimin e diversantëve dhe se ka paguar shuma të mëdha parash për të kryer sulme zjarrvënëse në infrastrukturën publike në Evropë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion